Juventus mund të dënohet edhe me heqjen e 20 pikëve
Sipas gazetës Corriere Dello Sport, avokati i FIGC (Federata Italiane e Futbollit) do të kërkojë heqjen e 20 pikëve të tjera në renditjen e Serisë A për Juventusin.
Skuadra torineze ka humbur tashmë 15 pikë, pasi u zbulua një mashtrim prej 60 milionë eurosh në transferimet e lojtarëve dhe çështja mund të mos përfundojë me kaq, pavarësisht se Juventus tashmë ka apeluar vendimin e parë.
Gjatë pandemisë Covid-19, Juventus njoftoi, si shumë klube të tjera, zvogëlimin e pagave të lojtarëve, përfshirë Cristiano Ronaldon, por hetimi i kryer në llogaritë e klubit zbuloi se këto paga ishin paguar plotësisht, por nuk ishin deklaruar në organet tatimore.
Vendimi për këtë gjë do të dalë vetëm në mars, pra më afër fundit të kampionatit dhe nëse klubi do të dënohet me 20 pikë, atëherë do të ishte në fund të tabelës.