Juventus kryen detyrën edhe sonte, fitore ndaj Malmo
Skuadra e Juventus e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Champions League për këtë sezon dhe avancon tutje në fazën tjetër.
‘Zonja e Vjetër’ ka marrë fitore minimale në ‘Allianz Stadium’, duke mposhtur Malmon 1:0.
Fati i takimit u përcaktua në minutën e 18’ të ndeshjes, kur italiani Moise Kean gjeti golin e epërsisë për skuadrën nga Torino.
Asistin për golin e Kean e bëri Bernardeschi, ky i fundit që luajti deri në minutën e 82’ të ndeshjes.
Juventus administroi mirë epërsinë e fituar herët dhe doli kështu me tri pikë për këtë ndeshje.
Me fitoren e regjistruar sonte, Juve e mbyll grupin në pozitën e dytë me 15 pikë, sa ka edhe Chelsea. Malmo është skuadra e fundit në grup, me vetëm një pikë.