Juventus identifikon menjëherë zëvendësuesin për Ronaldon

Juventus identifikon menjëherë zëvendësuesin për Ronaldon

Juventus nuk po qëndron duarkryq në gjithë sagën e Cristiano Ronaldos.

Portugezi vendosi që në ditët e fundit të merkatos të largohet nga Juventus dhe tashmë është shumë afër kalimit tek Man Utd.

Megjithatë, Juventus nuk duken të shokuar nga vendimi, dhe kanë filluar menjëherë të kërkojnë për zëvendësin e tij.

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Juve kanë kontaktuar Moise Kean, përcjell Periskopi. Ata e duan lojtarin në formë huazimi, me obligim për blerje.

Po ashtu,  thuhet se edhe Mauro Icardi është një nga opsionet.

Mbetet të shihet nëse Juve do të finalizojë marrëveshje me ndonjërin nga të lartpërmendurit. /Periskopi/

Shpërndaje në: