Juventus fiton ndaj Lazios – Bonucci vendos ndeshjen me dy gola
Juventus ka fituar derbin ndaj Lazios.
Skuadra e Juventus ka shënuar fitore 2:0, në ndeshjen kundër Lazio, si skuadër mysafire, shkruan Periskopi.
‘Zonja e vjetër’ kaloi në epërsi në minutën e 23’, me golin e Bonucci nga pika e bardhë e penalltisë.
Mënyra ishte e njëjtë, por vetëm minuta ndryshoi për golin e dytë. Bonucci shënoi nga penalltia edhe në minutën e 83’ për rezultatin final 2:0.
Me këtë fitore, Juventus shkon në 21 pikë për pozitën e gjashtë, kurse Lazio me 21 pikë po ashtu, mbanë pozitën e pestë. /Periskopi/