Juventus eviton humbjen në fund, Roma mposht minimalisht Leverkusenin
Juventus ka evituar humbjen nga Sevilla në çastet e fundit të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Europa League.
Pas një epërsi të hershme të spanjollëve, italianët ia kanë dalur të vendosin barazpeshën vetëm në fund.
Ndeshja e zhvilluar në Torino është mbyllur me barazimin 1-1.
Ka qenë minuta e njëzet e gjashtë kur En-Nesyri ka gjetur golin pas një asisti nga Ocampos.
Me këtë gol ka përfunduar pjesa e parë. Pjesa e dytë ka parë përpjekje të skuadrës italiane për ndryshim rezultati, por pas sukses. Vetëm në minutat shtesë “Zonja e vjetër” ka arritur ta gjejë golin. Gatti ka shënuar në minutën e shtatë të shtesës.
Megjithatë një skuadër italiane ka fituar sonte.
Roma ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League.
E ka mposhtur Bayer Leverkusenin.
Rezultati përfundimtar në stadiumin Olimpik ka qenë 1-0.
Bove e ka realizuar golin e vetëm në minutën e gjashtëdhjetë e tretë.
Ndeshjet e dyta zhvillohent pas një jave.