Juventus e nis mbrapsht, lëshon pikë ndaj Udineses – VAR-i i mohon fitoren ‘Zonjës së Vjetër’
‘Zonja e Vjetër’ ka bërë një start jo të mirë në Serie A, duke luajtur baras në xhiron e parë.
Juventus luajti baras 2:2 në udhëtim kundër Udinese, në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo nuk pranoi të luante nga minuta e parë, pasi shpreson në një ofertë që e largon nga ‘Allianz Stadium’, shkruan Periskopi.
Juve e zhbllokoi shpejtë sfidën ndaj Udineses, duke shënuar qysh në minutën e 3’, me Paulo Dybala.
20 minuta pas golit të Dybala, në skenë doli Juan Cuadrado, i cili çoi shifrat në 0:2, duke bërë të dukej se gjithçka ishte e lehtë për skuadrën e Maxi Allegrit.
Megjithatë, në pjesën e dytë, Udinese pati një përgjigje për ‘Zonjën e Vjetër’. Ishte Roberto Pereyra ai që shënoi në minutën 51’, për të mos i lënë rehati Juves.
Tutje, kur mendohej se Juventus do të dilte me tri pikët nga ky udhëtim, Gerard Deulofeu shënoi për 2:2, në minutën e 84’.
Chiesa gjeti golin në minutën e fundit, por VAR-i ia anuloi këtë gol, duke i mohuar fitoren Juves.
Juve tashmë numëron një pikë, aq sa Udinese. Për fitoren e parë të Juves duhet pritur xhirot tjera. /Periskopi/