Juve befasohet në shtëpi, Empoli merr fitore në ‘Allianz Stadium’

Juve befasohet në shtëpi, Empoli merr fitore në ‘Allianz Stadium’

Skuadra e Juventus është mposhtur në shtëpinë e saj, në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.

Befasia e javës në futbollin italian vjen nga Empoli, të cilët konfirmojnë situatën jo të mirë të Juventus, duke e mposhtur me rezultat 0:1, shkruan Periskopi.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 21’, nga Mancuso

Juve tentoi deri në fund për të rivendosur balancet, megjithatë, mbrojtja e Empoli mbijetoi.

Kështu, Juve mbetet me vetëm një pikë, kurse Empoli shkon në tri pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: