Justin Bieberit i paralizohet gjysma e fytyrës, është prekur nga ky virus i rrezikshëm…
Këngëtari i njohur, Justin Bieber është duke luftuar me një virus serioz, një virus që i ka lënë të paralizuar anën e djathtë të fytyrës.
Për shkak të kësaj, ai duhet të bëj pak pushim dhe të shërohet nga ky virus dhe pastaj t’i kthehet punës së tij.
Ai postoi një video të premten duke u shpjeguar fansave pse i është dashur të shtyjë disa koncerte gjatë javës së kaluar, duke shpjeguar se është diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt. Bieber thotë se i është prekur një nerv në vesh, duke shkaktuar paralizën.
Ndërsa JB u kërkon falje fansave për mungesën e koncerteve të fundit, ai thotë se e gjithë kjo është “shumë serioze” dhe se do t’i duhet të marrë një pushim të papërcaktuar për të punuar për t’u bërë i shëndetshëm.
Ai thotë se ka bërë ushtrime për fytyrën dhe se me punë, gjithçka do të kthehet në normalitet — thjesht nuk është e qartë se sa kohë do të zgjasë.