Justin Bieber takohet me presidentin francez Emmanuel Macron
Këngëtari i njohur, Justin Bieber, ka takuar presidentin e Francës Emmanuel Macron.
Ka qenë vetë këngëtari që ka publikuar fotografi në rrjete sociale me presidentin francez dhe gruan e tij, Brigitte.
Mirëpo, polemikat kanë shpërthyer rreth veshjes së Bieber dhe gruas së tij, Hailey e sidomos për këtë të fundit – ku shihet me një fustan mjaft transparent.
Mbi 300 mijë komente janë shkruar në fotografinë e publikuar nga Bieber dhe shumica kanë akuzuar çiftin për ‘shkelje të protokollit dhe veshje të pahijshme përballë çiftit presidencial francez’.