Justin Bieber kërkon 20 milionë dollarë ndaj akuzave të rreme për abuzim seksual

Justin Bieber kërkon 20 milionë dollarë ndaj akuzave të rreme për abuzim seksual

Ashtu siç kishte premtuar, Justin Bieber ka marrë veprime ligjore kunddrejt vajzave që e akuzojnë për abuzim seksual (Danielle dhe Kadi).

Sipas People, ai kërkon $20 milionë dëmshpërblim për këtë akuzë pa prova dhe fakte të qëndrueshme.

Dëshmia e Justin thotë: “Danielle pretendon se abuzimi ka ndodhur në hotelin ‘Four Seasons’ në 9 mars 2014, gjë që është e pavërtetë sepse unë në atë natë nuk kam qëndruar në atë hotel. Nga ana tjetër Kadi duket se ka qenë një fanse e cila ka pasur nevojë për pak vëmendje dhe ka pritur jashtë hotelit ku po qëndroja, por aq. Çdo gjë tjetër është e falsifikuar.”

Akuza e Kadit nisi nga postimi në Twitter i Danielle, ku ajo ndau historinë e saj. Kadi pretendon se Justin e ka puthur atë para hotelit Langham në New York nw 5 maj 2015 dhe më pas e ka ngjitur te dhoma, ku është munduar ta përdhunojë, mirëpo ajo ka arritur t’ja mbathë.

Shpërndaje në: