Jurgen Klopp zbulon lojtarin më të mirë që e ka menaxhur dhe nuk është asnjë i Liverpoolit
Jurgen Klopp është një prej trajnerëve më të mëdhenj në histori të futbollit, nuk e teprojmë kur e themi.
Gjermani ka shijuar një karrierë të jashtëzakonshme prapa vijave teknike, duke ndihmuar ‘Të Kuqtë’ të fitojnë Champions Leaguen dhe Premier Leaguen, transmeton Periskopi.
Para kalimit të tij në ‘Merseyside’, Klopp pati imapkt të madh te Borussia Dortmundi, ku fitoi dy herë titullin në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë.
Suksesi i 53-vjeçarit si trajner nënkupton se ai gjithashtu pati privilegjin të menaxhonte disa prej futbollistëve më të mirë të epokës së tij.
Por kush mendon Klopp se është lojtari më i mirë të cilin e ka menaxhuar? Epo, vetë ai e ka dhënë përgjigjen e kësaj pyetjeje.
Duke folur për të përditshmen gjermane ‘Bild’, tekniku i Liverpoolit zgjodhi sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski, para emrave si Mohamed Salah, Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Virgil van Dijk.
”Robert Lewandowski,” u përgjigj Klopp kur u pyet ta emëronte më të mirin që e ka menaxhuar në karrierë.
”Në fakt nuk do të ishte e drejtë të thuhet kjo për ndonjë lojtar tjetër veç Leëyt. Ajo që ka nxjerr nga potenciali i vetë, si e shtyu veten të bëhet lojtari që është sot, është e jashtëzakonshme.” /Periskopi.com/