Jurgen Klopp u duk absolutisht i shkatërruar në intervistën pas humbjes 3-1 nga Leicesteri sot
Liverpooli pësoi një tjetër humbje, duke nënvizuar formën e dobët dhe faktin se skuadra po shkon drejt kolapsit absolut.
Një fitore e Chelseat kundër Neëcastle në këtë xhiroi, mund t’ua humb ”Të Kuqve” edhe vendin e katërt, derisa tashmë distanca është e paarritshme me vendin e parë, shkruan Periskopi.
Djelmoshat e Jurgen Kloppit sot nuk u dukën aspak si një skuadër që fitoi titullin sezonin e kaluar, teksa u mposht me meritë 3-1 nga Leicesteri.
”Është e vështirë të pranohet. VAR ishte pika kthyese në ndeshje. Duket si pozitë jashtë loje e pastër, sepse ai duhet ta prekë topin. Ishte pika kthyese,” tha fillimisht gjermani.
”Goli i dytë ishte një keqkuptim. Për 75 minuta ishte një lojë shumë e mirë futbolli. Ne ishim skuadra që po dominonte qartë, ne shënuam një gol të mirë, patëm mundësi të mira.
”Në golin e tretë e humbëm topin shumë lehtë. Ishim shumë të hapur. Tashmë u kam thënë djelmoshave – kjo nuk është në rregull.”
Më poshtë, pamje nga një figurë e trishtë e Kloppit në intervistën pas ndeshjes. /Periskopi.com/
? FT thoughts from Jurgen Klopp ?
— Anfield Watch (@AnfieldWatch) February 13, 2021