Jurgen Klopp për pak filloi të qante kur e pranoi se Liverpooli më nuk është në garë për titull

Jurgen Klopp për pak filloi të qante kur e pranoi se Liverpooli më nuk është në garë për titull

Kolapsi i Liverpoolit vazhdoi edhe këtë fundjavë, teksa u mposht nga Leicester City 3-1.

Gjithçka po shkonte shumë mirë për ‘Të Kuqtë’, transmeton Periskopi.

Skuadra e Jurgen Kloppit u duk si ekipi më i mirë në pjesën e parë, derisa ishte e para që kaloi në epërsi.

Por gjithçka shkoi si mos më keq në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Jurgen Klopp

Liverpooli prnaoi tre gola për shtatë minuta dhe eventualisht u mposht 3-1.

Me tri humbje nga tri ndeshjet e fundit, Liverpooli mund të mbetet 16 pikë prapa Man Cityt, nëse kjo e fundit fiton ndeshjet që i ka më pak të luajtura.

Klopp është pyetur disa herë në javët e fundit nëse mendon se mund të shkrihet deficiti.

Jurgen Klopp after Leicester 3-1 Liverpool

Ai gjithmonë ka qenë i vendosur se skuadra e tij mund ta fitojë titullin përsëri.

Por optimizmi i tij duket se është zhdukur pas rezultatit të së shtunës.

Klopp u duk se do të fillonte të qante kur pranoi se skuadra e tij më nuk mund ta fitojë titullin. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: