Jurgen Klopp i jashtëzakonshëm – Shikoni se çfarë ka kërkuar në kontratën e tij të re
Jurgen Klopp ditë më parë zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Liverpoolin.
Trajneri gjerman do të jetë në “Anfield” deri në qershorin e vitit 2026.
Ai kishte kontratë deri në vitin 2024, por me pajtimin e dy palëve, kontrata u vazhdua edhe për dy vite tjera.
Në kontratën e re, Klopp nuk ka përfshirë rritje page për vete, por u siguruar që stafit të tij teknik t’u rritej paga.
? Jürgen Klopp’s new contract at Liverpool does NOT include a pay-rise but he made sure his staff got a raise.
(Source: @David_Ornstein) pic.twitter.com/4bWQE6sn5Y
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) May 3, 2022
Jurgen Klopp është trajner i Liverpoolit që nga viti 2015 dhe arriti ta shndërronte këtë ekip nga një mesatar, në një superfuqi të futbollit.