Jurgen Klopp është trajneri i vetëm që ia ka bërë këtë të ‘zezë’ Pep Guardiolës
Skuadra e Liverpoolit e ka mposhtu në gjysmëfinale të FA Cup klubin e Manchester Cityt me rezultatin final në 2:3.
Pjesa e parë i takoi tërësisht Liverpoolit, ku dhe shënuan tre gola, përmes Konate dhe dy nga Sadio Mane, shkruan Periskopi.
Ndërkaq, me të hyrë në pjesën e dytë klubi i Man City shënuan dy here dhe kishin ndeshjen nën kontrollë, por që rezultati i tyre nuk mjaftoi.
Golat për Cityn erdhen nga Grealish dhe Bernardo Silva.
Me këtë fitore, Liverpooli është kualifikuar në finale të Fa Cup, ku pret fituesin e duelit të nesërm ndërmjet Chelseas dhe Crystal Palacit.
Por, Jurgen Klopp futet në histori, ai bëhet trajneri I parë që ka mposhtur në 10 ndeshje trajnerin, Pep Guardiola.