Juninho: Kishim nevojë për Shaqirin, ai do të na jap shumë
Drejtori sportiv i skuadrës së Olympique Lyon, Juninho ka dhënë komentet e para pas nënshkrimit të Xherdan Shaqirit me klubin francez.
Braziliani ka thënë se skuadra e tij ka biseduar për një kohë të gjatë me lojtarin zviceran. Ai pret që nga Shaqiri të marrin shumë edhe në aspektin e eksperiencës.
“Biseduam me të për një kohë të gjatë. Ne kishim nevojë për këtë lojtar (Shaqirin). Ai do të na japë shumë edhe në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Juninho, transmeton Periskopi.
Tutje, Juninho tregoi se edhe Shaqiri bëri tentimet e tij për të finalizuar marrëveshjen.
“Që prej bisedimeve të para, ai ka treguar dëshirë për të ardhur te ne. Ai bëri përpjekje”, shtoi drejtori sportiv i Lyonit.
Shaqiri do të jetë pjesë e skuadrës së Lyon deri në vitin 2024. /Periskopi/