Julian Assange do ta pranojë fajësinë dhe do të lirohet nga burgu

Julian Assange do ta pranojë fajësinë dhe do të lirohet nga burgu

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, pritet ta pranojë të mërkurën fajësinë për shkeljen e ligjit amerikan për spiunazh, në një marrëveshje me Departamentin amerikan të Drejtësisë, e cila do ta lirojë atë nga burgu dhe do ta lejojë të kthehet në shtëpinë e vet në Australi, duke i dhënë fund një sage ligjore 14-vjeçare.

Assange, 52 vjeç, u pajtua për ta pranuar fajësinë për një akuzë penale, konspiracion për të siguruar dhe publikuar dokumente të klasifikuara të mbrojtjes kombëtare amerikane, sipas dosjes së Gjykatës amerikane të Qarkut në ishujt verior Mariana.

Të mërkurën, ai pritet të dënohet me 62 muaj burgim, periudhë kohore që tashmë e ka kryer./rel

Shpërndaje në: