Lulzim Hetemi flet për një ‘listë të zezë’ të KFOR-it për VV’në, tregon se ua ndaloi hyrjen në objektin e Komunës
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka folur për një “listë të zezë” të KFOR-it dhe ndalesën ndaj qeveritarëve për hyrjen në Komunën e Leposaviqit.
Sipas tij në këtë “Listë të Zezë” hyjnë nga Radomiroviqi, Krasniqi e kështu më radhë të gjithë ministrat.
“Ka vazhduar i njëjti avaz kështu që dikur ma ndaluan komplet qeverinë kur erdhën amerikanët ma qitën me letra, me fotografi. Iu thash a jeni bre në veti a jeni normal qysh funksion kryetari pa një qeveri komplet që e keni shti në listë të zezë. Të gjithë ma së pari Radoica, zëvendësministrin Arbër Vokrri, Elberti e rend pos kryeministri edhe shefja e shtetit nuk kanë qenë në këtë listë të zezë”, potencoi Hetemi në Kallxo Përnime.
Sipas këtij të fundit, kjo ka ndodhur për shkak se KFOR-i ka menduar që hyrja e ministrave në komunë po sjell probleme.
“Kanë menduar që po sjellin probleme, nuk kanë menduar që do të vjen koha që, unë iu kam thanë amerikaneve që nuk dal prej këtu pa u stabilizu gjendja edhe qytetari serb me ardhë këtu e mos me shku në Bistricë me u maltertu edhe kështu ka qenë”, përfundoi Hetemi.