Ju ka ‘sosur’ dielli? Lehtësoni djegien me këta përbërës natyral
Pasi e aplikojmë në mëngjes një shtresë kremi, mendojmë se do të na mbrojë përgjatë gjithë ditës, por vetëm ne mbrëmje kuptpjmë sa shumë kemi gabuar kur shohim që lëkura na është djegur! Për fat të mirë veç kremrave qetësues e hidratant, ju mund të lehtësoni dhimbjet dhe në kuhste shtëpie me disa përbërës natyralë.
Nëse njihni vetëm kosin, më poshtë do të lexoni një liste me plot 10 ushqime që trajtojnë djegiet e lëkurës nga dielli.
1. Qumështi krijon një cipë proteinike në sipërfaqen e lëkurës duke përshpejtuar procesin e shërimit.
2. Pastë kastraveci
Shtrydhni ose grini në rende një kastravec dhe tulin e përftuar vendoseni në zonën e djegur. Brenda pak orësh inflamacioni do të ulet dhe lëkura nuk do t’ju djegë.
3. Miell misri
Përzieni pak ujë me miell misri derisa të përftoni një pastë kremoze me të cilën të lyeni të gjithë lëkurën e skuqur.
5. Aloe vera
Mjafton të aplikoni xhelin e aloe verës në lëkurë dhe të qetësoheni ! Kjo bimë mrekullibërëse nuk do të kërkojë shumë kohë për të bërë efekt.
6. Vitamina E ka dy antioksidantë dhe anti-inflamatore që trajtojnë edhe djegiet më të rënda. Merrni xhelin nga kapsula e vitaminës ose mund ta merrni dhe nga goja.