Josko Gvardiol, lojtari i ndeshjes për sonte
Kombëtarja e Kroacisë është renditur si e treta në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Kroatët fituan sot 2:1 kundër Marokut në ndeshjen për vendin e tretë të këtij turneu.
FIFA ka njoftuar se çmimin “Lojtari i Ndeshjes” e ka rrëmbyer Josko Gvardiol.
Qendërmbrojtësi, i cili ishte një nga më të mirët te kroatët gjatë këtij turneu, ishte autor i golit të parë sot.
20-vjeçari edhe në këtë ndeshje luajti për 90 minuta.