Joshua – Usyk: Mësohet koha e fillimit të meçit
Sytë e adhuruesve të sporteve luftarake sonte janë kthyer kah Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk.
Joshua dhe Usyk do të përballen me njëri-tjetrin për të kontestuar titujt e kampionit, të cilët aktualisht mbahen nga britaniku.
Dueli pritet me shumë entuziazëm nga të gjithë. Gjithçka do të zhvillohet në stadiumin në Londrën veriore, aty ku luan skuadra e Tottenham Hotspur, shkruan Periskopi.
Para duelit të madh do të ketë edhe disa duele të tjera, përfshirë ai i Florian Markut.
Sipas raportimeve të medieve britanike, dueli mes Joshua dhe Usyk do të fillojë mes orës 22:10 dhe 22:30, sipas kohës sonë lokale.
Ndonëse Joshua shihet si favorit për këtë duel, punët pritet të jenë shumë të koklavitura. /Periskopi/