Joshua shkruan në FB, paralajmëron Usyk pas humbjes së 25 shtatorit
Ish kampioni i peshave të rënda në boks, Anthony Joshua, ka bërë një reagim në Facebook.
Për herë të parë pas humbjes së pësuar ndaj Oleksandr Usyk, AJ ka vendosur t’i drejtohet audiencës së tij në ‘Facebook’.
Britaniku ka bërë të ditur se ka shikuar meçin e tij kundër Usyk, dhe ka identifikuar gjërat që duhet përmirësuar.
“Unë kam parë meçin, analizuar përgatitjet dhe identifikuar gabimet e mia”, ka shkruar Joshua, transmeton Periskopi.
“Kam marrë mësimin. Faleminderit për dashurinë që më keni dhënë. Mos u shqetësoni për mua. Shpirti im është i fortë”, ka shtuar britaniku.
AJ thuhet se ka marrë vendimin që të aktivizojë klauzolën në marrëveshjen me Usyk dhe të marrë mundësinë për revanshin. /Periskopi/