Joshua optimist para duelit me Usyk – tregon mënyrat se si mund të mposhtet ukrainasi

Joshua optimist para duelit me Usyk – tregon mënyrat se si mund të mposhtet ukrainasi

Anthony Joshua ka dhënë disa komente para duelit të madh që e pret me Oleksandr Usyk.

Usyk do të jetë kontestuesi i radhës për titujt e Anthony Joshua, por britaniku duket tejet optimist për atë që e pret.

Joshua ka treguar se ka disa versione se si ai mund të përballet me ukrainasin në rritje, Usyk. Megjithatë, nokauti është rezultati që synohet.

“Mund të jesh agresiv dhe ta dërgosh atë në kënd, të lëshosh gjithçka drejt tij”, ka thënë Joshua, transmeton Periskopi.

“Ose, mund të merrni kohën tuaj, të jeni të zgjuar dhe ta nokautoni”, shtoi britaniku, para duelit të 25 shtatorit.

AJ ka bërë të ditur se është duke punuar shumë në aspektin psikik, pasi këtë e sheh si duel të trurit. Joshua futet në këtë duel me titujt e IBF, WBA e WBO. /Periskopi/

Shpërndaje në: