Joshua merr një paralajmërim para duelit me Tysonin: Askush s’mund ta prekë Furyn
Anthony Joshua ka marrë një paralajmërim para duelit ndaj Tyson Fury.
Joshua dhe Fury janë afër që të arrijnë një marrëveshje edhe formalisht, për një duel që do të zhvillohej në muajin dhjetor.
Për këtë duel të mundshëm ka folur edhe ikona e WWE, Triple H, i cili ka dhënë mbështetjen e tij për Fury, duke lëshuar njëkohësisht një paralajmërim për AJ.
“Nga një pikëpamje e boksit, nuk mendoj se dikush mund ta prekë Tyson Furyn”, ka thënë Triple H për ‘iFL TV’.
“Madhësia e tij, fuqia dhe aftësitë që ka janë të pakrahasueshme. Mendoj se Tyson Fury është në majë”, shtoi ai.
“Nëse do duhej të bëja një parashikim, Tyson Fury fiton. Ndoshta në tetë raunde”, ishin fjalët e ikonës së WWE.
Data potenciale për meçin mes Joshua dhe Fury është 3 dhjetori.