Joshua i përgjigjet Furyt: Sigurisht që do të nënshkruaj kontratën

Joshua i përgjigjet Furyt: Sigurisht që do të nënshkruaj kontratën

Duket sikur ‘Beteja e Britanisë’ më në fund po ndodh.

Anthony Joshua konfirmoi se po punon për të nënshkruar kontratën që do ta përballë me Tyson Fury, një luftë që do të quhej një nga më të mirat e kohëve të fundit, të paktën në kategorinë e peshave të rënda në boks, shkruan Periskopi.

Çfarë mungon për ta realizuar atë?

Sipas Joshuas, ai dhe skuadra e tij janë gati për të bërë luftën. “Unë kam nënshkruar kontrata për vite. Nuk është në duart e mia, është në ekipin ligjor, prandaj punësoni avokatë. Ju e dini historinë e boksit, sigurohuni që t’i kuptoni mirë kushtet ligjore,” paralajmëroi ai Furyn.

Pavarësisht punës me letra, Joshua nuk ka asnjë dyshim që të dy do të përballen me njëri-tjetrin. “Kjo është arsyeja pse ai ka menaxhim të mirë dhe avokatë të mirë. Sigurisht që unë do të nënshkruaj kontratën, po shqyrtohet edhe nga avokatët.”

E gjithë kjo vjen nga fakti se vetë Fury i dërgoi Joshuas një ultimatum që nëse nuk firmoste do të gjente një rival tjetër. Është më shumë një taktikë presioni sesa një mundësi./Periskopi/

Shpërndaje në: