Joshua humbi kontrollin pas meçit, ia gjuajti jashtë ringut titujt boksierit ukrainas
Anthony Joshua ka humbur meçin e dytë ndaj Oleksander Usyk në Arabinë Saudite.
Pas vendimit unanim të gjyqtarëve, Joshua doli të ishte humbës në këtë përballje edhe pse nuk u duk ashtu, shkruan Periskopi.
Ai pas vendimit ishte shumë i nervozuar, madje për një moment kapi titujt e Usyk në duar dhe i gjuajti ato jashtë ringut.
Por, pas kësaj, Joshua kërkoi falje dhe u rikthye për ta falenderuar Usykun për luftën e bërë.
Shikoni momentin në video: