Joshua-Fury: Promoteri i njohur jep lajmin e bujshëm

Joshua-Fury: Promoteri i njohur jep lajmin e bujshëm

Më në fund po bashkohen copëzat.

Sipas, avokatit, biznesmenit dhe promoterit të njohur, Bob Arum, meçi i shumë pritur i Anthony Joshuas me Tyson Furyt tashmë është vendosur, me konfirmimin zyrtar që do të vijë së shpejti.

Arum thotë se ‘më nuk ka probleme’ në lidhje me supermeçin e kategorisë së rëndë, transmeton Periskopi.

p1evs2dpp8eepchr1ds5n8cp6sj.jpg

Në një intervistë për kanalin e ‘IFL TV’ në YouTube, Arum tha se dy palët janë në proces të nënshkrimit të kontratave.

”Sa i përket anës time, kam punuar në të dhe në të gjitha pikat është arritur marrëveshja.”

Nëse fjalët e Arumit nuk mjaftojnë, promoteri tjetër i boksit, Frank ëarren më herët kishte thënë se meçi është ‘shumë afër’ të finalizohet.

p1evs2em7lkfl1m6e1k8cjkk76el.jpg

”Meçi është shumë afër të kompletohet tash. Krejt ndërlidhet me Covid-19, por mendoj se do të ndodhë dikur në qershor, më së largu në korrik,” tha ai për Nick Parkinson.

”Do të jetë një marrëveshje për dy meçe dhe varet çka ndodhë në meçin e parë dhe marrëveshja e dy palëve pastaj çka do të ndodhë pas saj.”

p1evs2fk5hqv5145a1rjsodfdinn.jpg

Lokacioni i meçit ende nuk është vendosur, por më herët ishte zbuluar se përballja me shumë gjasë do të zhvillohet në Britaninë e Madhe. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: