Joshua – Franklin, ky është rekordi që kanë të dy boksierët
Boksieri i njohur britanik, Anthony Joshua do të rikthehet në ringun e boksit ditën e sotme.
Joshua do të përballet me boksierin, Jermaine Franklin, dhe vjen në këtë meç pas dy humbjeve ndaj Usyk.
Ky meç pritet të zhvillohet me fillim nga ora 23:15, por do të shihet varësisht se sa do të zgjasin para-meçet tjera.
Joshua ka deklaruar edhe më herët që ky meç e përcakton edhe të ardhmen e tij, nëse mposhtet, do të pensionohet nga boksi profesionist.
Joshua ka 24 fitore dhe 3 humbje në karrierën e tij, kurse Franklin ka 21 fitore dhe 1 humbje.