Joshua e pyet Usyk për situatën në Ukrainë: Si është familja? Mbaje kokën lart

Joshua e pyet Usyk për situatën në Ukrainë: Si është familja? Mbaje kokën lart

Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk nuk kanë kursyer respekt për njëri-tjetrin.

Dyshja po përgatiten për duelin e tyre që do ta kenë në Arabi, në fund të muajit gusht.

Para duelit, Joshua dhe Usyk janë takuar, ku kanë shkëmbyer disa fjalë. AJ nuk ka lënë anash situatën në Ukrainë, duke tentuar ta motivojë kundërshtarin e tij që është ukrainas.

“Si është familja?”, e pyeti Joshua boksierin ukrainas “Mirë”, tha Usyk.

“Çdo gjë që po ndodh në Ukrainë… mbaje kokën lart”, shtoi AJ tutje.

Dyshja shkundën duart pas këtij shkëmbimi fjalësh, në shenjë respekti të dyanshëm.

Usyk aktualisht mban titujt e kampionit të cilët i fitoi pikërisht ndaj Joshua, në shtatorin e kaluar.

Shpërndaje në: