Joseph për Escobarin: Largimi i tij dhe i Lajçak lë boshllëk në Ballkan në një kohë të pasigurt
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Joseph shkroi se pati një “drekë lamtumire” me Escobarin.
“Largimi i tij, së bashku me Miroslav Lajcak, lë një boshllëk të rëndësishëm në Ballkan në një kohë të pasigurt”, shkroi Joseph.