Joseph: Kurti ka përgjegjësi të mbajë marrëdhënie të besueshme me SHBA-në, s’po e bën

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të mbajë marrëdhënie të besueshme me SHBA-në, s’po e bën

Eksperti për Ballkanin, Edward Joseph, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka përgjegjësi të mbajë marrëdhënie të besueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Sipas tij, Kurti nuk po e bën këtë.

“Kryeministri Kurti ka përgjegjësinë të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me Shtetet e Bashkuara. Ai nuk e ka bërë këtë. Dhe ai ka përgjegjësi t’u tregojë serbëve të Kosovës se janë qytetarë të plotë dhe një të ardhme të plotë në Republikën e Kosovës. Dhe ai nuk e ka bërë absolutisht këtë”, ka thënë Joseph, raportoi “Zëri i Amerikës”.

Ai tutje ka paralajmëruar për rolin e Beogradit, duke bërë thirrje për presidentin amerikan Donald Trump që t’i dallojë miqtë e vërtetë.

“Kujdesuni për interesat amerikane dhe mos u mashtroni nga dikush që thotë se ju admiron dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me ju, por pas shpinës suaj, në fakt ndërton marrëdhënieve më të ngushta me Kinën dhe çon përpara agjendën ruse dhe serbe”, ka shtuar ai.

Këto deklarata, Joseph i ka dhënë të mërkurën në një Forum me anëtarë të Kongresit amerikan dhe me anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, për çështjet e sigurisë që mbahet çdo vit në Kongres.

Shpërndaje në: