Jose Mourinho shkarkohet nga Roma
Trajneri portugez Jose Mourinho është shkarkuar nga Roma.
Ai në verën e 2021-tës ishte emërtua si trajner i ekipes nga Serie A.
Ku edhe udhëhoqi këtë ekip në triumfin në Ligën e Konferencës në vitin 2022 dhe në finale të Ligës së Evropës në vitin pasues.
Sidoqoftë, forma e zbehtë e këtij sezoni bëri që kryesia e “Giallorossi” ta marrë vendimin ta shkarkojë 60 vjeçarin.
Fatale për “Special One” ishte humbja 1:3 nga Milani në fundjavën që shkoi.