Jose Mourinho mund të rikthehet tek ish-skuadra e tij
Që pas largimit nga Roma, trajneri Jose Mourinho është pa ekip.
Disa skuadra janë spekuluar se janë të interesuara për shërbimet e Mourinhos.
Së fundmi, po flitet për Benfican. Klubi portugez po shqyrton idenë për t’i besuar atij drejtimin teknik të skuadrës.
Mourinho do të konsideronte pranimin e ofertës vetëm nëse trajneri aktual, gjermani Roger Schmidt, do të largohej nga klubi.
Një mundësi e mundshme ngase Benfica e gjen veten katër pikë prapa liderit Sporting Lisbonës me një ndeshje më shumë.
Nëse do të kishte një dështim edhe në Europa League, ku klubi është në çerekfinale dhe përballë do ta ketë Marseille, mundësia e largimit të Schmidt është e madhe.
Ideja e rikthimit te Benfica thuhet se është pëlqyer nga trajneri portugez.