Jose Mourinho mbeti i shokuar dhe i zhgënjyer gjatë ndeshjes Angli-Danimarkë

Jose Mourinho mbeti i shokuar dhe i zhgënjyer gjatë ndeshjes Angli-Danimarkë

Jose Mourinho nuk beson se Anglia meritoi penallti kundër Danimarkës, por mendon se meritoi fitoren.

Mourinho, i cili është edhe kolumnist i ‘The Sun’, ka thënë se ‘Tre Luanët’ ishin fituesit e merituar pas triumfit historik, transmeton Periskopi.

”Skuadra më e mirë fitoi. Anglia meritoi fitoren. Anglia ishte fantastike, por për mua ajo kurrë nuk ishte penallti,” ka thënë Mourinho.

”Skuadra më e mirë fitoi. Anglia është skuadër më e mirë se Danimarka.

”Anglia ishte shumë, shumë e mirë dhe padyshim meritoi fitoren në këtë përballje, por për mua nuk ishte penallti.

”Dhe mendoj se në këtë nivel – veçanërisht në këtë nivel – gjysmëfinalja e Euro…

”Nuk e kuptoj vendimin e gjyqtarit dhe aq më pak faktin se VAR nuk e solli gjyqtarin tek ekrani dhe nuk e shfuqizoi vendimin.

”Për mua nuk ishte penallti. Kështu që, si njeri i futbollit, jam i lumtur që Anglia fitoi, mos më keqkuptoni, dhe meritoi fitoren.

”Por si fans i futbollit, jam i zhgënjyer me penalltinë që u dha.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: