Jose Mourinho: Jam i lumtur që lojtarët janë të mërzitur

Periskopi.com Sporti

Manchester United u eliminua nga Sevilla në Champions League

Jose Mourinho nuk është i kënaqur me eliminimin nga gara më prestigjioze evropiane për klube, por e pranon që është i lumtur që lojtarët janë të mërzitur pas këtij takimi, transmeton Periskopi.

“Ne jemi akoma në garë për top katërshe dhe FA Cup,” ka thënë portugezi pas ndeshjes.

“Unë me të vërtet jam i lumtur që çdo lojtarë është i mërzitur pas këtij eliminmi,” përfundoi ‘Special One’.

Sevilla e mposhti me rezultat 2:1 Manchester Unitedin në ‘Old Trafford. /Periskopi