Jordi Alba vepron si Pique, ndihmon Barcelonën me uljen e pagës

Jordi Alba vepron si Pique, ndihmon Barcelonën me uljen e pagës

Uljet e pagave për kapitenët e Barcelonës tashmë kanë filluar të marrin formë.

Pas reduktimit të të parit, Gerard Piqué, çka lejoi Memphis Depay dhe Eric Garcia të regjistrohen për sezonin e ri në La Liga, siç ka mësuar  prestigjiozja spanjolle, ‘Sport’, javën tjetër është radha e Jordi Alba.

Mbrojtësi dhe klubi tashmë janë në pikën e mbylljes së një marrëveshje të avancuar mirë, teksa të dyja palët do të ulen në një ditë të javës së ardhshme për formulën përfundimtare që La Liga ta pranojë marrëveshjen dhe, më vonë, të nënshkruajnë kontratën e re me ulje të pages, sipas interesave dhe nevojave të klubit, gjithashtu sipas vlerës së lojtarit, përcjell Periskopi.

Kjo javë e fundit ka qenë e mbushur me bisedime intensive mes klubit dhe lojtarit, negociata që pritet të mbyllen me sukses javën e ardhshme. Tani për tani, lojtarët janë të përqendruar te ndeshja në Bilbao kundër Athletic, në “San Mamés”.

Alba ka qenë në mesin e lojtarëve që është kritikuar më së shumti nga tifozët që nuk dinin situatën dhe mendonin se ishte ai fajtori më i madh për largimin e Leo Messi. /Periskopi/

Shpërndaje në: