Jordi Alba nuk stërvitet me skuadrën, pritet të mungojë ndaj Bayern
Barcelona ka marrë një lajm të keq para ndeshjes kundër Bayern Munich.
Në stërvitjet e fundit para ndeshjes ndaj Bayern Munich, Ronald Koeman ka parë së fundmi gjendjen e lojtarëve të tij.
Në këtë stërvitje nuk ka participuar mbrojtësi i krahut të majtë, Jordi Alba, përcjell Periskopi.
Mungesa e Jordi në stërvitjen e Barcelonës bën të mendohet se lojtari nuk do të mund të paraqitet ndaj Bayern Munich.
Një mungesë e mundshme e tij do ta linte Barcelonën tejet të ekspozuar në anën e majtë. Mbetet të shihet nëse ai do t’ia dalë të paraqitet ose jo. /Periskopi/