Jonida Maliqi flet për herë të parë për videon intime me Flori Mumajesin

Jonida Maliqi flet për herë të parë për videon intime me Flori Mumajesin

Mund të themi se 2019 ishte viti i Jonida Maliqit.

Projekte pafund dhe shumë aktive edhe në rrjetet sociale duke qenë gjithnjë pranë publikut, duket se Jonida gjen gjithnjë një arsye për të na treguar se është një nga femrat më të realizuara të shoë-bizit shqiptar.

Për këtë arsye, ajo ka qenë e ftuara e parë për 2020 në “Rreze Dielli”, si një ogur i mirë për nisjen e vitit me dashuri.

Përpos projekteve të rëndësishme të saj, që u bënë pjesë e bisedës, Jonida Maliqi ka folur për herë të parë për një video të publikuar në media, ku ajo shfaqet me Flori Mumajesin në rrugë.

“Dua të jem e drejtpërdrejtë ashtu siç kam qenë gjithmonë. Cdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë. Mëgjithatë ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë e ka fajin media.

Duhet të dijnë të bëjnë një baraspeshë me individin, karrierën, personalen, atë që përfaqëson. Megjithatë, nuk do doja të zija asnjë emër, unë jam një femër beqare, kur dua dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral.

Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi. Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh. Ajo që më vret, janë njerëzit e sëmurë që arkivojnë gjëra dhe I përdorin në momentin më kulminant të karrierës sime. Zoti ua ktheftë, kaq!” shprehet Jonida Maliqi në “Rreze Dielli”.

Shpërndaje në: