Jonida i tha se do bëhet baba, Besniku bën reagimin epik
Çifti shumë i komentuar në media dhe i dashur për publikun, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi, ishin mbrëmjen e sotme të ftuar në Soiree. Dyshja kanë folur rreth lidhjes së tyre, që nga fillimi deri te martesa dhe shtatzënia e aktores.
Besniku ka treguar në studio si e ka pritur momentin kur Jonida i ka treguar se do të bëhet baba. Fillimisht ai ka menduar se e shoqja po bënte shaka dhe nuk i ka pëlqyer që ajo po bënte shaka të atilla, ndërsa më pas ka shkuar në lokal dhe vetëm ka pirë birra duke menduar.
“Kam qenë në një ndër lojërat e Kosovës edhe shumë zhurmë aty, më vjen një sms, më thotë “Hë si po kalon”, aty dhe s’ka valë dhe thashë ku e gjeti kjo të më shkruajë në lojë, pastaj më tha “Kujdes se do bëhesh baba, mos pi shumë birra”, edhe e pashë iher telefonin, i thashë “A po bën shaka?”, kjo vetëm qeshte, i thashë ky është humori më i keq që ke bërë. Më bëri shumë nervoz, u irritova se thashë pse bën kështu humori. Jonida më çoi një foto të një testi që kishte bërë edhe për një moment krejt stadiumi më është bërë “auuuuuu”. Dola, e lashë lojën, kam shkuar me një lokal edhe jam ulur vetëm, iu kam thënë më lini vetëm dhe kam pirë një birrë, disa birra, kam nejt një orë dhe veç kam menduar. S’di ta tregoj ç’kam menduar, të gjitha mendimet më vinin në kokë”, ka treguar ai.