Johnson: Jemi shtëpia e futbollit, është koha që Botërori të luhet këtu

Johnson: Jemi shtëpia e futbollit, është koha që Botërori të luhet këtu

Qeveria e Britanisë së Madhe ka mbështetur idenë që Britania dhe Republika e Irlandës të kandidojnë për të organizuar kampionatin botëror të Futbollit 2030.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se Anglia është shtëpia e futbollit dhe është koha e duhur për të pritur këtë event të madh.

“Ne jemi shumë, shumë të etur për të sjellë futbollin në shtëpi në 2030. Të organizosh një Kupë Botërore, FIFA do të ofronte një mundësi të pabesueshme për të dhënë përfitime të prekshme për vendet tona” deklaroi Johnson.

Në vitin 2022, FIFA zyrtarisht do të hap procesin për vendet e interesuar për të organizuar botërorin e vitit 2030.

Shpërndaje në: