Johnson: Dua të humbas peshë këtë vit, doja të bëhesha vegan por s’mund ta lë djathin
Ministri britanik Boris Johnson tha sot se do të dëshironte të humbiste peshë gjatë vitit 2020, por shtoi se nuk nuk do të bëhet vegan për shkak se një gjë e tillë kërkon shumë përqëndrim dhe sakrifica.
Kështu atij do ti duhej të hiqte dorë nga konsumimi i djathit, gjë të cilën ai nuk e dëshiron.
“Unë po mendoja të bëhesha vegan në janar, por do të duhej shumë përqendrim. Unë i heq kapelen çdo vegani që mundet të jetë i tillë,” tha Johnson në një intervistë me BBC, duke pranuar se ai dëshiron të humbasë disa kg gjatë këtij viti.