Johnny Depp sërish beqar, braktiset nga e dashura
Johnny Depp, është sërish beqar.
Një nga aktorët më të pëlqyer nga femrat i propozoi për martesë të dashurës por ajo nuk ndihej gati për të hedhur hapa më seriozë në lidhjen e tyre, kështu që u nis për në vendlindjen e saj, në Rusi.
Burime pranë çiftit kanë treguar për “People” se 24-vjeçarja refuzoi kategorisht ta çonte lidhjen në një stad tjetër, madje nuk ka pranuar as që Depp të njihet me familjen e saj.
Shkaqet kryesore të ndarjes mendohet të lidhen me diferencën në moshë, konfliktet e Deep me ish-bashkëshorten Amber Heard, por kryesorja ishte fakti se ajo e urrente vëmendjen e madhe nga mediat.“Polina e urrente vëmendjen që po merrte nga kjo marrëdhënie, madje u frikësua”, thotë një burim për “People”.