Johnny Depp pranon çmim të madh nga Vuçiqi: Do të dëshiroja ta jetoja në Serbi
Ylli hollivudian, Johnny Depp ka pranuar ‘Medaljen e Artë të Mertiave’ në Serbi, çmim të cilin, ia dha Aleksandër Vuçiqi.
Serbia thotë se ia dha këtë cmim aktorit të njohur botëror, për ‘promovimin e kulturës serbe dhe komunitetit lokal artistik të Serbisë’.
E Depp, u shpreh goxha i ngazëllyer me çmimin.
“Është një moment shumë i rëndësishëm për mua. Jam shumë krenar. Besoj që këtu ka shumë talent të cilët ndoshta do t’i njoftoj në të ardhmen” e më pas shtoi se do të ‘dëshironte ta ndërtonte një jetë të re në Serbi’./Periskopi/