Johnny Depp mund të padisë sërish Amber Heard pas intervistës së fundit

Johnny Depp mund të padisë sërish Amber Heard pas intervistës së fundit

A do të kemi sërish një gjyq të ngjashëm si ai që lamë pas ditë më parë? Ndoshta. Johnny Depp mund të padisë sërish Amber Heard pas intervistës së saj të fundit, ka sugjeruar një eksperte ligjore.

Në intervistën për “Today”, e cila do të publikohet e plotë në ditët në vijim, Amber Heard u pyet nga prezantuesja Savannah Guthrie: “Ai tha se nuk ju goditi kurrë. A është kjo një gënjeshtër?”

Heard u përgjigj: “Po, është.”
Kjo deklaratë mund të përdoret për një tjetër padi nga Depp, sipas avokates Nicole Haff. E pyetur nëse Depp mund ta padisë sërish për intervistën, Haff tha për MailOnline: “Po. Kjo intervistë mund të llogaritet si një ‘publikim’ i ri sipas ligjit, i cili mund të nxisë një padi të tretë.”

Megjithatë ajo shton se një padi e tretë mund të mos ia vlejë për Depp, sepse avokatët e Heard kanë deklaruar se ajo nuk mund të paguajë dëmshpërblimin e parë.

Një zëdhënës i Heard tha për mediat se ajo mori pjesë në intervistë për të thënë këndvështrimin e saj dhe për të çekuilibruar mbulimin mediatik të çështjes.

“Ekipi ligjor i Johnny Depp ishte në media për ditë me radhë pas vendimit me deklarata dhe intervista të shumta në televizion dhe vetë Depp bëri të njëjtën gjë në rrjetet sociale. Zonja Heard thjesht synonte t’i përgjigjej asaj që ata bënë në mënyrë agresive javën e kaluar; ajo e bëri këtë duke shprehur mendimet dhe ndjenjat e saj.”

Shpërndaje në: