John Terry përdorte metoda neveritëse për t’i manipuluar gjyqtarët, thotë Peter Crouch
Peter Crouch ka zbuluar metodat neveritëse që përdorte për t’i manipuluar gjyqtarët e Premier Leagues për t’iu shmangur kartonëve.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Portsmouthit dhe Stoke thotë se ish-kapiteni i Chelseat përdorte metoda të mencura para ndeshjeve për të marrë favore nga gjyqtarët.
Crouch thotë se Terry manipulonte gjyqtarët duke iu drejtuar me emrin e parë dhe do të pyeste për familjet e tyre, transmeton Periskopi.
Kjo nënkuptonte se në argumentim e sipër gjatë ndeshjeve, gjyqtarët do të hezitonin ta ndëshkonin mbrojtësin e Chelseat.
”Ajo që pashë duke u futur në lojë, gjatë kohës time, ishin kapitenët duke folur me gjyqtarë para takimeve,” tha Crouch në një spektakël televiziv.
”Për mua ata ishin thjesht ‘refer’. Jam rritur duke i quajtur vetëm ‘ref’. Të tjerët i quanin me amrin e parë, për t’i mbajtur në lojë.
”Më kujtohet se Darren Fletcher ishte i mirë me këtë. Por John Terry ishte i jashtëzakonshëm. Vetëm i sillej rrotull gjyqtarit. ‘Ah, Mike, a je mirë? Si është familja?’ Krejt këto.
”E jashtëzakonshme, mendoja: ‘Kjo është neveritëse.’ Ai po zvarritej rreth gjyqtarit.
”Dhe pastaj gjyqtari do të mendonte dy herë. Nëse ai do të përplasej me dikë në minutën e parë, ai do të ngritej dhe do të thoshte: ‘Më fal, Mike.’ Pastaj ai do të mendonte dy herë për ta ndëshkuar. Ishte kështu.” /Periskopi.com/