Jogurti me brokoli mund të luftojë kancerin e zorrës së trashë
Jogurti i cili ka për bazë brokoli mund të parandalojë, madje edhe të trajtojë, kancerin e zorrës së trashë, është bërë e ditur në një studim të realizuar së fundmi.
Studiuesit në Singapor kanë gjetur që jogurti i përbërë nga ky “super-ushqim” ka shkatërruar 75% të tumoreve tek minjtë, e më shumë se 95% të qelizave kancerogjene të kultivuara në laborator.
Brokoli përmban kemikate që luftojnë kancerin të quajtura “sulforane”, ndërsa jogurti përmban baktere probiotike që ndihmojnë mbajtjen e një balance natyrale të organizmin në stomak dhe zorrë.
Duke u bazuar në këto të gjetura, studiuesit besojnë që jogurti me brokoli është një formule që lufton sëmundjet.