Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara bëhen prindër për herë të parë
Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara janë bërë prindër.
Ylli i filmit “Joker”, Joaquin Phoenix dhe partnerja e tij, Rooney Mara, janë bërë prindër për herë të parë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Çifti së fundmi mirëpritën djalin të cilën e kanë pagëzuar me emrin, River, zbuloi filmbërësi Victor Kossakovsky.
Emri është në nder të vëllait të ndjerë të Joaquin, River Phoenix, i cili ka ndrruar jetë në moshën 23-vjeçare, për shkak të mbidozës. Joaquin dhe Rooney Mara janë së bashku prej 4 vitesh, ndërsa shpallën fejesën në korrik të vitit që lamë pas.