Jo vetëm në peshk: Ushqimet më të pasura më Omega 3

Jo vetëm në peshk: Ushqimet më të pasura më Omega 3

Omega 3 është një acid yndyrr shumë i domosdoshëm për shëndetin. Disa nga ushqimet më të pasura me omega 3, përveç peshkut, janë vezët, spinaqi, farat e lirit e shumë të tjera.

Undyrnat Omega 3 favorizojnë uljen e triglicerideve dhe kolesterolin e keq, si rrjedhojë dukr rritur nivelet e klesterolit të mirë. Përveç këtyre ndihmjnë në parandalimin e patlogjive degjenerative, mbi të gjitha ato kardiake, duke mbrojtur muret e enëve të gjakut nga formimi i pllakave arterioskerotike. Për më tepër ndihmojnë në uljen e presionit të lartë dhe në luftimin dhe parandalimin e diabetit të tipit 2.

Por të mirat që marrim nga acidet yndyrore Omega 3, rinciet kryesore të të cilave janë Ala, Epa dhe Dha, janë edhe për rastet kur kemi thonj të dobët, flokë të thatë, dhimbje artikulacionesh dhe probleme të lidhura me lëkurën. Pra, me gjithë këto vlera pozitive që sjellin në organizmin tonë mega 3, anjë nga ne nuk duhet ta ndjë nga dieta e përditshme, transmeton Periskopi.

Mësoni më shumë për usqimet që kanë përmbajtje më të lartë të këtij acidi yndyror dhe filloni t’i fusni më tepër në dietën tuaj ditore. Ndërkohë që njerëzit të cilët nuk e konsumojnë peshkun, është mirë që të marrin suplement plotësues në formë kapsulash xhelatinoze të vajit të peshkut.

Arrat- Kanë përmbajte të ulët të kolesterolit dhe janë të pasura me omega 3, mjafton disa kokrra në ditë për të marrë sasinë e duhur.

Fara liri- Janë të pasura mbi të gjitha me Omega 3 Ala, Acid Aalfa Linolecio dhe janë të nevojshme në tension të lartë, probleme me zemer dhe kapsllëk.

Salmoni- Së bashku me sardele, karkalecat, gaforret dhe molusqet, salmoni është një nga ushqimet më të asur me mega 3 dhe omega 6, por edhe me vitamina,prteina dhe minerale.

Fara chia- Janë nje burim i çmuar vegjetal i omega 3, rregullon funksionimin e zorrëve, pasi janë shumë të pasura me fibra.

Vaj peshku- Sigurisht që vaji i peshkut është një burim primar i omega 3, veçanërisht për Epa dhe Dha

Vaj kanabisi-  I mirë për zemrën dhe përmban sasi të lartë omega 3, pasi farat e kanabisit jo vetëm që mund të bëhen vaj, por edhe mund të përdoren për të prodhur miell.

Fara soje- Kanë një përmbajtje të ulët kolesteroli dhe janë të pasura me bra,hekur, calcium, proteina dhe vitamin K.

Spinaqi- Ka pak kalori, është e pasur me minerale të shumta dhe hekur. Është një nga ushqimet bazë vegjetale me sasi të rëndesishme të Omega 3.

Vezët– Vezët e pulave që rriten me fara liri janë të pasuruara me omega 3, gjë që ndihmon uljen e nivelit të kolesterolit që zakonisht kanë vezët.

Lulelakra-  Është një nga perimet më të pasura me omega 3, por përmban edhe potas, magnez, niacine– një vitaminë që ndihmon në mirëqenien e zemrës dhe enët e gjakut.

Shpërndaje në: