Jo vetëm kartoni i kuq mbrëmë – Mourinho denohet rëndë edhe nga Federata Italiane
Jose Mourinho është dënuar me dy ndeshje, 10,000 euro gjobë për kartonin e tij të kuq kundër Cremonese natën e djeshmer.
Cremonese fitoi 2:1 dhe arriti fitoren e parë në kampionat, pasi Mourinho mori karton të kuq në fillim të pjesës së dytë.
Portugezi u nervozua me arbitrin e katërt Marco Serra pas duelit të Marash Kumbulla dhe Frank Tsadjout.
Trajneri portugez i Romës i kërkoi Serra një shpjegim dhe ai thuhet se u përgjigj: “Kujdes me shqetësimet tuaja të ndyra”.
Mourinho u çmend, filloi të debatonte me arbitrin, ndihmësit e frenuan dhe më pas u përjashtua.Në atë moment gjyqtari i katërt dyshohet se i ka thënë: “Të gjithë po tallen me ty, shko në shtëpi”.