Jo veç “Hamdi Gjyksit”, Peci i dha grant 100 mijë euro edhe një anëtari tjetër që braktisi LDK’në për VV’në
Në hyrje të vitit të ri, ministrit Peci iu zbulohet edhe një aferë tjetër me grante. Kësaj radhe vazhdim, i asaj për të cilën raportoi Periskopi në dhjetor të vitit që lamë pas, rreth dhënies së granteve për ish-anëtarët e LDK’së që kaluan në partinë e Pecit apo të VV’së.
Periskopi
Nexhmedin Korça, ish-kryetar i nëndegës së LDK’së në Kamenicë, i cili më pas kaloi në LVV, fitoi grant 100 mijë euro nga ministri Faton Peci.
Korça në vitin 2017 i kishte hyrë garës në listën e kandidatëve të LVV’së në Komunën e Kamenicës.
Korça është fermeri për të cilin ministri Peci dy ditë më parë e promovoi në profilin e tij në Facebook. Madje, për të njëjtin thotë se “pavarësisht se ka aplikuar në të kaluarën, ai kurrë nuk mori grant”. Pas një hulumtimi të Periskopit, në bazë të të dhënave të publikuara nga MBPZHR – AZHB, konkretisht në listat e vlerësimit të PZHR-së, nga viti 2015 e deri në kohën e dhënies së grantit, Nexhmedin Korçës nuk i figuron emri që ka aplikuar ndonjëherë.
Në vitin 2022, Korça u vlerësua me më së shumti poena me projektin që aplikoi “Investime në ndërtimin e shtallës për lopë qumështore me infrastrukturë përcjellëse”.
Siç edhe u cek më lart, ky nuk është rasti i vetëm ku ministri Peci ka shpërblyer ata që braktisën LDK’në për Listën Guxo apo VV’në.
Edhe Hamdi Jahaj, që Peci i referohet si “Hamdi Gjyksi” ka përfituar 2 herë grant 100 mijë eurosh nga Peci. /Periskopi/